Loja “Balena Blu”, Dom Artur Jaku ngre alarmin: Tre raste në Shkodër


Loja “Balena Blu”, Dom Artur Jaku ngre alarmin: Tre raste në Shkodër

15:15 15/06/2017 https://youtu.be/wBh82MQB6ys

Pas Gjirokastrës, tjetër rast i lojës së rrezikshme “Balena Blu” është zbuluar në Shqipëri. Në Shkodër, 3 fëmijë janë raportuar të kenë luajtur këtë lojë vetëvrasëse.

Alarmi është dhënë nga Dom Artur Jaku, i cili thotë se është në dijeni të tre rasteve në Shkodër.

Dom Artur Jaku u bën apel prindërve që të kontrollojnë fëmijët dhe të komunikojnë me ta, për t’i ndaluar të luajnë lojën “Balena Blu”.

Kjo lojë e rrezikshme që ka nisur në Rusi, ka prekur disa vende të botës. Një adoleshente u zbulua para disa ditësh në Gjirokastër, e cila kishte arritur në nivelin e 33 të lojës, nga 50 faza që janë në total. Në fund, kjo lojë përfundon me vetëvrasje.

Apeli i Dom Artur Jaku:

Prej disa ditësh, opinioni publik, edhe në Shqipëri është i shqetësuar nga përhapja alarmante e një loje të rrezikshme online që quhet “Balena Blu”. 

Është një lojë vetvrasëse. 

Loja gjurmon fëmijë të moshave të vogla dhe adoleshentë përmes internetit megjithëse akoma është e paqartë se si përzgjidhen dhe kontaktohen fëmijët që u kërkohet të luajnë këtë lojë, si një lloj sfide a konkursi, hapi final i së cilës është vetëvrasja. 

I shtyjnë të hidhen nga lartësitë, duke u thënë se kështu do ta fitojnë sfidën.

Loja ka 50 nivele.

Në secilin nivel, çdo ditë “kuratorët”- drejtuesit e lojës u kërkojnë fëmijëve të bëjnë gjëra të ndryshme- nga braktisja e orëve të mësimit, të sherri me prindërit e familjarët, deri tek dalja nga shtëpia pas mensate, qëndrimi pa ushqim e pije. Prindër, jini të vëmendshëm në reagimet e fëmijës, sjelljen e tyre, ndryshimin e sjelljes dhe humorin, qoftë edhe nervozizmin e pajustifikuar të tyre. 

Nëse femijet refuzojne te luajne, kercenohen se do i behet keq familjes se tij.

Duhet të kemi parasysh se loja paraqitet si lojë, joshëse ndaj këtyre moshave, siç mundet me qenë loja në kompjutera, porse kjo- duke zbatuar kërkesat e drejtuesve të saj, i largon fëmijët nga prindërit dhe i bën ata më të varur prej saj. 

Në Rusi kanë vdekur disa të rinj prej saj, në Shqipëri është bërë publik rasti i një vajze në Gjirokastra. Në kohën e shumë pikëpyetjeve se kush e menaxhon, kujdesi duhet me qenë parësor.

Këto ditë më janë rrëfyer tri raste edhe në Shkodër e është pikërisht kjo arsyeja pse po flas sot për Balenën Blu.

Në mënyrë të vecantë ju drejtohëm prindërve gjeni mënyrën të flisni me fëmijët, pyetini a kanë dijeni për Balenen Blu, çfarë dinë për të, pyetini kush luan dhe jini të vëmendshëm. 

Bota e internetit, duke qenë e pakufijshme është edhe e pakontrollueshme. Nuk e dimë se çfarë gjendet aty.

Sot në oren 18:00 rreth 70 fëmijë marrin kungimin e parë, e kam një porosi edhe per prinderit e tyre.






Të ngjashme