Ronaldo hesht pas akuzës për evazion


Ronaldo hesht pas akuzës për evazion

16:30 15/06/2017

Për herë të parë që kur u akuzua për evazion fiskal, Cristiano Ronaldo ka reaguar me një postim në rrjete sociale. Talenti portugez, i cili gjendet në grumbullim me kombëtaren e tij ka publikuar këtë foto. Mesazhi kuptohet qartë por Ronaldo ka preferuar të shkruajë se nga një herë, përgjigja më e mirë është të heshtësh.

Cristiano Ronaldo ka dashur të dërgojë këtë mesazh, pasi u padit nga agjentët e krimit ekonomik për evazion fiskal. Sipas hetimit ai nuk ka paguar taksat për të ardhura që arrijnë rreth 15 milionë euro nga viti 2011 deri në 2014.

Reagimi i tij është kërkuar nga shumë media mbarëbotërore. Por përgjigja e portugezit, i cili gjithnjë është deklaruar i pafajshëm dhe jo shkelës i ligjit është përgjigjur në këtë mënyrë.

Mediat spanjolle raportojnë se shumë shpejt ai do të paraqitet përpara hetuesve për tu marrë në pyetje. Në listën e personave të cilët konsiderohen se mund të kenë dijeni për çështjen është edhe menaxheri i tij Jorge Mendez. Në një komunikatë të kompanisë së tij thuhet se as Mendes as GestiFute nuk kujdesen për çështje financiare të klientëve të tyre.

Tv Klan






Të ngjashme