Zjarri në Londër, viktimat mund të mos identifikohen kurrë


Zjarri në Londër, viktimat mund të mos identifikohen kurrë

08:13 16/06/2017

Policia britanike ka paralajmëruar se ekziston mundësia që të mos jenë në gjendje të identifikojnë të gjithë personat që kanë humbur jetën nga zjarri në kullën e banimit në Londër.

Sot është dita e tretë që shërbimet e emergjencës po kontrollojnë godinën 24-katëshe duke kërkuar trupat e viktimave. Deri tani zyrtarisht janë deklaruar 17 të vdekur, por kjo shifër pritet të jetë akoma më e madhe për shkak të numrit të madh të të humburve. Shefat e zjarrfikësve thonë se nuk kanë pritshmëri që të gjejnë persona të mbijetuar.

Sipas tyre, do të ishte një mrekulli nëse do të gjenin, por kjo është pothuajse e pamundur. Nga ana tjetër, Kryeministrja britanike Theresa May ka urdhëruar nisjen e një hetimi të plotë.

Shkak i zjarrit në ndërtesë dyshohet të ketë qenë një burrë nga Etiopia, i cili banonte në një apartament në katin e katërt të kullës. Pas mesnatës, ai ngriti alarmin se kishte rënë zjarr në banesën e tij, e që më pas dyshohet të jetë përhapur në gjithë ndërtesën./

tvklan.al






Të ngjashme