Foto-Lajm /Bulevardi i Ri, Tiranës i shtohet një tjetër korsi biçikletash


Foto-Lajm /Bulevardi i Ri, Tiranës i shtohet një tjetër korsi biçikletash

09:30 16/06/2017

Surpriza e radhës e Bashkisë së Tiranës për të gjithë qytetarët do të jetë hapja e segmentit të parë të Bulevardit të ri. I konceptuar me të njëjtat parametra si bulevardet më të mira sot në Europë, ai do jetë një hapësirë që respekton ata që duan të lëvizin me makina, por në të njëjtën kohë edhe kalimtarët apo ata që lëvizin me biçikleta.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në hapjen e Bulevardit të Ri, ndërsa ka zbuluar detaje, sikurse janë korsitë e biçikletave.

 

"Tir💚nës i shtohet një tjetër k🚴‍♀️rsi biçikletash. Shihemi në datë 20 ora 20:00 te #BulevardiRI”

, shkruan Veliaj.

Bashkia e Tiranës parashikon ndërtimin e 10 kilometrave korsi të dedikuara për lëvizjen e biçikletave, jo vetëm si një mënyrë për të reduktuar trafikun në rrugët e Tiranës, por edhe si një lëvizje që nxit jetën e shëndetshme.

Për herë të parë është vendosur një fond i posaçëm për këtë qëllim edhe në Buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe se rrugët e reja po ndërtohen duke pasur edhe një korsi të dedikuar për biçikletat./tvklan.al

 





Të ngjashme