Zjarri në Londër/ Rritet numri i viktimave, shkon në 30
Numri i të vdekurve nga zjarri i madh në kullën e banimit në Londër ka shkuar në 30. Kështu thotë shefi i policisë së Londrës, Stuart Cady.
“Deri tani dimë se të paktën 30 persona kanë vdekur nga zjarri”, tha ai, i cili shtoi se ky numër pritet të rritet. Policia konfirmoi gjithashtu se zjarri në ndërtesën 27-katëshe është shuar plotësisht.
Autoritetet i frikësohen faktit se numri i viktimave mund të jetë akoma më i madh, pasi shumë vet janë të zhdukur.
Ndërkohë, 24 persona janë në spital për mjekim, kurse 12 prej tyre në kujdes intensiv.
/tvklan.al