Meta i përgjigjet Ruçit: Nuk më shkarkon dot Rilindja


Meta i përgjigjet Ruçit: Nuk më shkarkon dot Rilindja

11:31 17/06/2017 https://youtu.be/GXjhedY6XPM

Ilir Meta nuk i druhet një bashkimi votash pas 25 Qershori për ta shkarkuar atë si President, me siguri ai deklaron se Rilindja siç e quan ai ish- aleatin nuk mund te realizoje një skenar të tillë.

Nuk ka shans Rilindja të shkarkojë Ilir Metën. Absolutisht të jeni të sigurt ju. Janë shqiptarët që do të shkarkojnë Rilindjen, sepse Rilindja nuk bën dot shtet. T’i bësh thirrje policëve, nuk ka ndodhur kurrë kjo. As Berisha i parë, i dyti jo e jo, i treti jam i bindur as nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, por asnjëherë nuk ka ndodhur kjo gjë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë fundi i shtetit, t’i bësh thirrje policëve hiqni kapelet dhe shkoni mblidhni vota për Rilindjen, është fundi i shtetit. Është thirrje gjithashtu për kriminelët që të bashkëpunojnë me policët për të bërë presion mbi votuesit siç edhe po ndodh.

Edi Rama kërkoi ndjese publike për deklaratën e bërë në mitingun elektoral të zhvilluar në Kuçovë ku i bëri thirrje policëve të bënin fushate për PS, pas orarit zyrtar të punës, që sipas tij s’kishte për qellim atë çka thonë keqdashësit, por gjithsesi pranon se gabimi i mbetet atij”.

Por, për Ilir Metën ky është një akt kriminal i keqperdorimit te policisë nga ana e kryeministrit.

“Nuk është çështje ndjese, sepse është e qartë që rruga që ai ka zgjedhur është rruga e presionit e keqpërdorimit të shtetit, të administratës Më 26 qershor ndahet Policia e Shtetit nga policia e krimit, e drogës dhe policia politike, që bën thirrje për të hequr kapelën dhe për të mbledhur vota për Rilindjen. Një akt skandaloz, i turpshëm, kriminal anti-shtet dhe njëkohësisht edhe me gjithë kriminelët dhe banditët që janë lëshuar nën hijen e këtyre lloj policësh për t’u bërë presion qytetarëve. 

Edi Rama e përsëriti ndjesën e tij edhe me zë”.

Kryeministri komentoi dhe zhvillimet e fushatës zgjedhore. Rama e cilësoi atë si fushatën më të qete të zhvilluar ndonjëherë, qetësinë e së cilës ai la të kuptohet se po prish vetëm përfshirja e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta.

 

/Tv Klan






Të ngjashme