E ardhmja e Ronaldos, pak klube përmbushin kushtet
Teksa e ardhmja e Cristiano Ronaldos tek Real Madrid po bëhet shumë e paqartë, mediat botërore po përpiqen të parashikojnë se cili do të jetë ekipi i ardhshëm i 32-vjecarit jashtë Spanjës.
Manchestër United shihet si mundësia e parë pasi është klubi tek i cili u bë jo vetëm i famshëm por kur u largua për tek Real Madrid u bë edhe lojtari më i shtrenjtë në histori.
Manchester nuk e ka problem të shpenzojë shuma të mëdha për ta rikthyer nëse do ta donte Jose Mourinho.
Duke qenë se janë një nga klubet më të pasur, PSG mund të plotësojë kushtet e portugezit por edhe të Realit për të afruar futbollistin. Kjo është një hipotezë pasi në Francë, taksat për milionerët janë shumë të larta, por menaxheri i Ronaldos është takuar me drejtuesit e PSG në Cardif, pak orë para finales së Champions League.
Për shkak se ka marrëdhënie të mira te Carlo Ançelotin, Bayern Mynih është një tjetër destinacion i mundshëm për Ronaldon. Kampionët e Bundesligës i kanë financat e nevojshme.
Në moshën 32-vjecare, MLS mund të jetë një tjetër destinacion. Në Shtetet e Bashkuara klauzola Beckham favorizon pagat e larta për lojtarë që vijë nga jashtë vendit.
Vendimi i mbetet futbollistit nëse e ndjen se ka ende për të dhënë në nivele të larta.
Superliga kineze është bërë joshëse për shumë lojtarë. Arsyeja është e fortë. Milionat që klubet janë gati të shpenzojnë. Pengesa e vetme është rregulli i numrit të futbollistëve të huaj në ekip.
/Tv Klan