Ze Maria nis punën me Tiranën
Ze Maria nisi menjëherë punën me Tiranën. Trajneri brazilian do të fitojë kohë dhe të njohë lojtarët që ka në dispozicion, edhe pse grupi nuk është ende i plotë. Disa futbollistë janë larguar, ndërsa të tjerë pritet të vijnë nga pushimet, por klubi parashikon të afrojë të tjerë për të përballuar sezonin që nis me ndeshjet e Europa League.
Ze Maria sëbashku me stafin e tij po përpiqen të kuptojnë cilësitë e secilit, të ndihmuar natyrisht edhe nga Egbo dhe Gvozdenovic pjesë e Tiranës prej kohësh. Skuadra pritet të grumbullohet për të qenë gati për përballjet e kupave të Europës, ndërsa të hënën do të njohë kundështarin për turin e parë dhe ata të mundshëm të turit të dytë.
Bardheblutë, edhe pse do të luajnë në Kategorinë e Parë marrin pjesë në aktivitetet ndërkombëtare falë triumfit në Kupën e Shqipërisë.
Tv Klan