Nis rikualifikimi i bllokut “Misto Mame”
Blloku “Misto Mame” në Kombinat do të shndërrohet shumë shpejt në një nga lagjet më të mira të Tiranës. Ky është premtimi i kryebashkiakut Veliaj teksa inspektoi çeljen e punimeve.
“...Do të punojmë gjatë gjithë verës, ka apo s’ka fushatë, ka apo s’ka pushime, në mënyrë që deri në fund të vitit të të kemi mundësi që të sjellim urbanizim edhe zonën e Kombinatit.”
Kreu i Bashkisë ftoi të gjithë qytetarët që të mbështesin masivisht Edi Ramën për një mandat të dytë qeverisës, si një mundësi për të siguruar vijimin e investimeve në kryeqytet. Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës, Veliaj siguroi se investimet që e presin Tiranën në dy vitet në vazhdim do të jenë shumë herë më të mëdha. /Tv Klan