I futi zarfin në xhep, reagon kandidati i LSI në Lezhë: Kështu e do zakoni
Kandidati për deputet i LSI Viktor Tushaj ka reaguar pas videos së shpërndarë nga ish-ministri Saimir Tahiri, ku shfaqej duke i futur në xhep një zarf kryeplakut të fshatit Rabosht dhe mbështetësit të LSI Gjovalin Gjinit, që u dhunua pak ditë më parë.
Në një status në Facebook, Viktor Tushaj shkruan se është veprimi i tij ka të bëjë me zakonin për t’i shkuar për vizitë pas daljes nga spitali.
“Zakoni i malsorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqte e Gjovalinit tërë jetën tone e kemi respektuar dhe do ta respektojme këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera”,
shkruan Viktor Tushaj në Facebook.
/tvklan.al