Kërcënoi të prishë shtëpitë me flamuj të PS-LSI, kallëzohet kryebashkiaku
Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu është kallëzuar në prokurori për kanosjen e banorëve që kishin në shtëpitë e tyre flamuj të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Policia tha në një njoftim se 50-vjeçari Mziu u kallëzua në Prokurorinë e Tiranës “
sepse në një portal informativ, ka kanosur se do i’u prishë shtëpitë, e të gjithë banorëve në Kamëz të cilët mbajnë flamur të partive politike “PS” dhe “LSI”, nëse nuk i heqin ata brenda ditës
”.
Në njoftim thuhet se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Fjalimi i Mziut gjatë një takimi elektoral në Kamëz është denoncuar edhe nga kryeministri Edi Rama./tvklan.al