Foto/ Lind krijesa gjysmë-njeri gjysmë-kafshë, banorët: E ka dërguar djalli
Banorët e një fshati në Afrikën e Jugut janë shokuar kur kanë parë të lindë një krijesë gjysmë-njeri dhe gjysmë-kafshë. Ngjarja ka ndodhur në Lady Frere, provincë lindore në Afrikën e Jugut.
Konkretisht, bëhet fjalë për një dele gjysmë-njeri. Fotografitë e kësaj krijese janë përhapur me shpejtësi në internet. Banorët e kësaj zone thonë se këtë krijesë e ka dërguar djalli. Drejtori i Shërbimeve Veterinare Lubabalo Mnwebi pranoi se qengji i lindur ngjasonte me një qenie njerëzore. “Mund të konfirmojmë që fotografia nuk është mashtrim, por qengji i deformuar ka lindur nga një dele dhe që i ngjan shumë një forme njerëzore”,
tha Mnwebi./tvklan.al