SHBA bllokon mishin brazilian, po Shqipëria?

Employees work in a butcher shop in Brasilia, Brazil, Monday, March 20, 2017. The European Union's spokesman in Brazil says the union is temporarily halting some imports of Brazilian meat amid an investigation into a massive scheme of meat adulteration, which involved some of the country's largest producers. (AP Photo/Eraldo Peres)

SHBA bllokon mishin brazilian, po Shqipëria?

15:20 23/06/2017

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar importet e mishit te kuq brazilian pas “shqetësimeve të përsëritura në lidhje me sigurinë e produktit të mishit”.

Disa shtete në botë ndaluan mishin brazilian në mars, kohë kur u publikua skandali i zyrtarëve brazilianë, të cilët paguanin ryshfete për të kaluar në dogana mish të kalbur ose të sëmurë me salmonelë.

Autoritetet amerikane kanë dalë në përfundimin se një pjesë e konsiderueshme e testeve të sigurisë së mishit të kuq brazilian kanë dështuar. Si rrjedhim 11% e produkteve të freskëta të mishit të viçit është refuzuar të hyjë në SHBA përgjatë tre muajve të fundit.

“Kushtet e ruajtjes së mishit dhe shëndeti jo i mirë i kafshëve” kanë qenë shqetësimet kryesore.

Që nga muaji mars, shqetësimi për mishin e importuar nga Brazili ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Europën.

Edhe Shqipëria furnizohet me produktet e mishit te derrit dhe pulës nga Brazili.

Ne datën 15 maj, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se bllokoi 26 ton mish pule nga Brazili tek i cili rezultoi me prezence salmonele. Aktualisht, sipas AKU-së çdo ngarkesë mishi që hyn në doganë nga Brazili, bllokohet dhe produkti u nënshtrohet analizave. Në rastet kur mishi nuk i kalon testet ai kthehet pas.

/Tv Klan






Të ngjashme