Zgjedhjet/ Çako: Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat


Zgjedhjet/ Çako: Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat

10:46 24/06/2017

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako në një deklaratë për mediat ka thënë se policia ka marrë të gjitha masat për procesin zgjedhor dhe ftoi qytetarët të denoncojnë çdo parregullsi që është në shkelje të ligjit.

“I ftoj të gjithë qytetarët të denoncojnë shklejet e ligjit gjatë procesit zgjedhor. Punonjësit e policisë duhet të jenë korrekt në kryerjen e detyrës”.

Gjithashtu, Çako tha se, Task –Forca po monitoron të gjitha veprimet e policisë. /tvklan.al






Të ngjashme