Prokuroria heton kreun e ARRSH Dashamir Xhika për blerje votash
Prokuroria ka nisur hetimet për Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika.
Sipas materiale hetimore të organit të akuzës, kreu i ARRSH Dashamir Xhika ka premtuar shuma parash në këmbim të votave për zgjedhjet e 25 qershorit, raporton ABC News.
Prokuroria nuk ka bërë me dije të tjera detaje në lidhje me këtë hetim.
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika është nga radhët e LSI.
/tvklan.al