Voton Veliaj: 4 minuta impenjim vendosin për punët e 4 viteve
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka votuar sot rreth orës 09:00 tek "Shkolla Fan Noli" dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në këtë proces.
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se 4 minuta impenjim për të votuar vendosin për punët e 4 viteve.“Të kemi sa më shumë pjesëmarrje. Është shumë e rëndësishme të votojmë. Ishte një impenjim prej 4 minutash që vendos punët e 4 viteve. Gjithë qytetaët e kanë vetë në dorë se si do avancojë Shqipëëria. Ndaj nëse kam një kërkesë, është votoni votoni votoni”,
u shpreh Erion Veliaj i cili shoqërohej edhe nga bashkëshortja. /tvklan.al