Presidenti Nishani: Votoni për një të nesërme më të mirë
Presidenti i Republikës në detyrë Bujar Nishani ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, së bashku me bashkëshorten e tij Odeta Nishani.
Gjatë prononcimit të shkurtër për gazetarët, Kreu i Shtetit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë për të vendosur për një të ardhme më të mirë.
“Dua të uroj njëherë shqiptarët të jetë një ditë me pjesëmarrje sa më të mafdhe. Megjithëse demokracia jonë ka sfida të shumta, besoj që nëse shqiptarët vendosin që demokracia të funksionojë, ajo funksionon. Shqiptarët të tregojnë se demokracia mund të funksionojë. Sot është dita kryesore, e veçantë që shqiptarët të bëjnë që demokracia funksionon. Së pari përmes pjesëmarrjes dhe përmes vendimit të tyre për një të nesërme më të mirë. Uroj që Zoti të ndriçojë mendjen e gjithsecilit”
, tha Presidenti Bujar Nishani. /
tvklan.al