Berisha: Partia siçiliste po ble vota, ftoj qytetarët të denoncojnë rastet
Ish- kryeministri Sali Berisha ka votuar këtë të diel tek qendra e votimit te Liceu Artistik. Berisha tha se ndjehet festiv dhe i lumtur. Por edhe në këtë ditë, ish -kryetari i së djathtës, nuk ndali akuzat për Partinë Socialiste. Sipas tij, po blihet vota në Durrës, Bradashesh dhe Gostimë. “
Ka pasur raste masive të partisë siçiliste për blerje të votave. Kam rastet e fundit në Durrës, Bradashesh dhe Gostimë. I bëj thirrje qytetarëve që të denoncojnë në mënyrë që të përballen me ligjin këta tregtarë të blerjes së votës”,
tha Berisha gjatë prononcimit përballë gazetarëve.
“Uroj që shqiptarët të votojnë të lirë, të vendosin fatin e tyre për 4 vitet që vinë, të vendosin për ndryshimin që meritojnë. Natyrisht në këto zgjedhje përballë vullnetin me drogën, krimin, por nga na tjetër ftoj qytetarët të ngrihen në lartësinë e gëzimit dhe besimit të tyrë në mënyrë që të tiumfojë vullneti i tyre i lirë.
Sot ndjehem më festiv se asnjëherë.
Ka pasur raste masive të partisë siçiliste për blerje të votave. Kam rastet e fundit në Durrës, Bradashesh dhe gostinë. I bëj thirrje qytetarëve që të denoncojnë në mënyrë që të përballen me ligjin këta tregtarë të blerjes së votës”
, tha Berisha./tvklan.al