Tre persona në Tiranë kapen me listat e zgjedhësve, premtonin zgjidhjen e problemeve të banorëve


Tre persona në Tiranë kapen me listat e zgjedhësve, premtonin zgjidhjen e problemeve të banorëve

10:05 25/06/2017

Tre persona janë proceduar penalisht dhe po hetohen në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Zyrtarisht policia njofton se tre të dyshuarit T.H 31 vjeç, E.Z 28 vjeç dhe A.K 22 vjeç janë kapur në flagrancë në fshatin Çekrezë në automjetin tip Opel, brenda të cilit u gjetën lista e zgjedhësve për qendrat e votimit të këtij fshati.

Uniformat blu sekuestruan gjithashtu edhe dokumente të ndryshme pronësie të banorëve të ndryshëm të këtyre qendrave të votimit.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 3 të dyshuarit u kishin premtuar zgjidhjen e problemeve për këto pronësi banorëve të fshatit Çekrezë, në këmbim të votës për një subjekt të caktuar politik. /

tvklan.al






Të ngjashme