Ky është qarku me më shumë votues


Ky është qarku me më shumë votues

16:00 25/06/2017

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar se deri në orën 16:00  pjesëmarrja në votime në rang Kombëtar është 35. 78 %

Qarku me më shumë pjesmarrës në votime është Berati  43.52 %

Qarku i dyti  është Gjirkastra me 38.14%  dhe qarku më me pak votues është Shkodra me 29. 55 %

 

Ora 13:30 

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar se deri në orën 13:30 pjesëmarrja në votime në rang Kombëtar është 25. 69 %.

Ndërsa qyteti me përqindjen më të madhe është Lezha me 31.92 përqind.

Sipas orarit zyrtar, qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Qytetarët do të votojnë për të zgjedhur deputetët e rinj të Parlamentit të Shqipërisë. Janë rreth 3.5 milionë banorë që kanë të drejtë vote, nga këta 136.239 janë votues të rinj që do të hedhin votën e tyre për herë të parë.

Në të gjithë vendin janë në total 5362 qendra votimi dhe 90 komisione zonale të administrimit zgjedhor. Gjithashtu, Policia e Shtetit ka forcuar masat e sigurisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Edhe selitë diplomatike janë marrë nën ruajtjen e komandove gjatë këtyre ditëve./tvklan.al

 





Të ngjashme