Kreu i KQZ, Zguri apel për komisionerët dhe klasën politike


Kreu i KQZ, Zguri apel për komisionerët dhe klasën politike

15:24 25/06/2017 https://youtu.be/NvwuxIG4kec

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka dalë në një deklaratë për shtyp rreth orës 15:00.

Zguri dha disa mesazhe për komisionerët, për klasën politike si dhe për qytetarët.

 

“U bëj thirrje komisionerëve  dhe thirrja ime është e drejtpërdrejtë për ta dhe u kujtoj që ligji elektoral dhe Kodi Zgjedhor parashikon ndëshkime të rënda për çdo person që cënon procesin zgjedhor”,

u shpreh ai.

Përsa i përket qytetarëve dhe institucioneve ligjzbatuese, ai tha, “

jam këtu për t’u bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg çdo incidenti që ka të bëjë me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. U bëj thirrje institucioneve që të ndjekin dhe marrin masa për të garantuar proces të lirë, të ndershëm dhe transparent”.

Ndërsa mesazhi i fundit i kreut të KQZ-së, Klement Zguri ishte  lidhur me klasën politike.

“Liderët politikë të respektojnë ligjin, përkatësisht nenin 77-të të Kodit Zgjedhor, ku thuhet se heshtja zgjedhore respektohet deri në orën 19:00” tha Zguri./tvklan.al






Të ngjashme