Serbia s’mund të anëtarësohet në BE pa hequr dorë nga Kosova
Serbia nuk do të mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, pa hequr dorë nga Kosova. Kështu shprehet zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin.
Rogozin, i cili po qëndron në Serbi për inaugurimin e Aleksandër Vuçiç president, sipas
Klan Kosovës,
deklaroi se
anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ishte direkt kundër Serbisë dhe jo kundër Rusisë.
Sipas Rogozin, Serbia është vendi më i madh dhe me më ndikim në Ballkan dhe se ky regjion varet nga stabiliteti i këtij shteti./tvklan.al