Zguri: Numërimi të përmbyllet brenda afatit, procesi të jetë i pandalshëm


Zguri: Numërimi të përmbyllet brenda afatit, procesi të jetë i pandalshëm

19:55 26/06/2017 https://youtu.be/hmYLL09N7qY

Kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Klement Zguri tha sot se Shqipëria ka shansin të përmbyllë procesin e numërimit të votave brenda afatit, duke shënuar një standard të ri në zgjedhje.

Jam këtu për tu bërë thirrje të gjithë  komisionerëve të KZAZ-ve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të angazhohen për të mbyllur dhe tabeluar rezultatin e zgjedhjeve

”, tha Zguri në një konferencë për shtyp nga ambientet e KQZ-së.

KQZ është e gatshme të ndihmojë për çdo kërkesë që ndihmon në përshpejtimin e përmbylljes së numërimit të votave. Jam këtu për tu kujtuar se në këto zgjedhje ata kanë shansin të tregojnë se në Shqipëri mund të votohet dhe numërohet me profesionalizëm dhe me transparencë të plotë. Komisionerët kanë shansin që në këto zgjedhje të sigurojnë një standard të ri, atë të përmbylljes së një procesi brenda afatit të parashikuar nga ligji

.”

Sipas Kodit Zgjedhor procesi i numërimit duhet të përmbyllet mbrëmjen e sotme në orën 22:00.

Nga ana tjetër, kujtoj këtu se numërimi i votave është një proces i pandalshëm dhe do të vazhdojë deri në numërimin e votës së fund

it”, tha Zguri duke shtuar se u bën thirrje subjekteve zgjedhore të ndihmojnë në përmbylljen e procesit “

duke inkurajuar komisionerët dhe numëruesit e tyre që të vazhdojnë numërimin e votave. Mbyllja e këtij procesi u shërben edhe vetë subjekteve në këtë garë elektorale.

/tvklan.al






Të ngjashme