
Mbyllet numërimi në Elbasan/ Lista e deputetëve që do të shkojnë në parlament
Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit në Qarkun e Elbasanit, ku Partia Socialiste doli forcë e parë, me 44.27 % të votave ose me 72,469 vota.
E dyta renditet Partia Demokratike, me 20.51% të votave ose me 33,569 vota, e treta Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 17.84% të votave, ose 29,201 vota dhe e katërta Lëvizja Socialiste për Integrim me 14.33% të votave ose me 23,457 vota
Nga 14 mandatet që do të dërgojë Elbasani në Parlamentin e ri të Shqipërisë, Partia Socialiste do të ketë 7 deputetë, Partia Demokratike 3, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet 2 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 2.
PS – 7 mandate
Taulant Balla
Evis Kushi
Arben Kamami
Musa Ulqini
Anastas Angjeli
Luan Duzha
Nuri Belba
PD – 3 mandate
Edmond Spaho
Endri Hasa
Luciano Boci
PDIU – 2 mandate
Aqif Rakipi
Bujar Muça
LSI – 2 mandate
Monika Kryemadhi
Edmond Haxhinasto
/tvklan.al