
Mbyllet numërimi në Lezhë/ Lista e deputetëve që do të shkojnë në parlament
Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit në Qarkun e Lezhës, ku Partia Socialiste doli forcë e parë, me 41,45% të votave ose me 30 360 vota.
E dyta renditet Partia Demokratike, me 37.76 % të votave ose me 27 655 vota dhe e treta, Lëvizja Socialiste për Integrim me 15.33 % të votave ose me 11 232 vota. Nga 7 mandatet që do të dërgojë Lezha në parlamentin e ri të Shqipërisë, Partia Socialiste do të ketë 3 deputetë, Partia Demokratike 3 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1.