KQZ: Vendosëm standard të ri në procesin zgjedhor
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj tha se më në fund është vendosur një standard i ri në përmbylljen e procesit zgjedhor dhe të numërimit, pasi 24 orë pas zgjedhjeve janë numëruar rreth 90 për qind e kutive të votimit.
Në krahun tjetër, Hoxhaj tha se KQZ shpreson që brenda natës së sotme të përmbyllet i gjithë procesi zgjedhor.
“
KQZ shpreson që brenda natës së sotme të përfundojë procesi i numërimit edhe në 700 qendrat, kutitë të cilat janë në numërim. Vlerësojmë shumë punën e bërë nga komisionerët që mundësuan vendosjen e një standardi të ri që Qendrat e Votimit të numëroheshin në një kohë shumë të shkurtër. Pas shumë kohësh, më në fund, u arrit që brenda 24 orësh të numëroheshin rreth 90 për qind e Qendrave të Votimit
”, tha Hoxhaj në një dalje për mediat.
Hoxhaj tha se KQZ kërkon që komisionerët të mos e ndërpresin punën për numërimin e kutive të mbetura në mënyrë që i gjithë procesi të përfundojë gjatë natës së sotme. /tvklan.al