Reagon Idrizi: Mandati në Tiranë, i sigurt
Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi shprehet i bindur për mandatin e tij në kryeqytet.
Në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, Idrizi shprehet i bindur për fitoren dhe thekson se në asnjë moment PDIU nuk ka rënë nën 3 përqind.
“PDIU e ka mandatin në Tiranë… për asnjë rast nuk ka rënë pragu nën 3 përqind”,
shkruan Idizi.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur rezultatet më të fundit në kryeqytet flasin për një rënie të Idrizit në 2.99 %, ose 10,630 vota, duke humbur kështu mandatin e tij në Tiranë.
Momentalisht, sipas këtyre të dhënave, në Tiranë PS ka marrë 18 mandate, duke lënë pa mandat PDIU -në, PD 11 dhe LSI 5./tvklan.al