Shqiptari Martin Shkreli rrezikon 20 vite burg në SHBA
Martin Shkreli, shqiptari që u përfshi në skandalin farmaceutik të medikamenteve të Hivit, është njohur zyrtarisht me akuzën e mashtrimit nga një gjykatë amerikane në New York.
Shkreli, i cili qëndron në liri me kush që në vitin 2015, ka mohuar çdo akuzë, por nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet deri në 20 vite burg.
34 – vjeçari me origjinë shqiptare, bëri bujë në të gjithë globin kur në vitin 2015, kompania e tij farmaceutike rriti çmimin e një medikamenti të përdorur nga të sëmuret me AIDS, nga 13.50$ për pilulës në 750$.
Prokurorët e akuzuan Shkrelin për zbatimin e një skemë mashtruese ku paratë e fituara nga medikamenti Retrophin u përdoren për të paguar borxhet, e kompanisë se tij e cila kishte shënuar humbje në miliona dollarë. Sipas organit të akuzës, Shkreli mashtroi investitorët e kompanisë farmaceutike me të paktën 11 milionë dollarë.
Tv Klan