Sfidat e Europa League
Partizani, Skënderbeu dhe Tirana do të nisin të enjten garën në kupat e Europës. Skuadrat kanë pësuar disa ndryshime nga sezonin që sapo u mbyll. Partizani nuk do të ketë më Ekuban dhe Torassa, por skuadrës i është rikthyer Sukaj që ka lënë pas dëmtimin.
Në dyshim mbetet vetëm mbrojtësi Kransiqi për takimin me bullgarët e Botev Plovdiv në Europa League. Edhe Skënderbeu ka ndryshime në sulm pas largimit të Salihit. Në vend të tij mund të luajë afrimi i ri malazezi Vujoviç.
Në mesfushë risia pritet të jetë Donjet Shkodra. Skënderbeu ka një provë të parë të lehtë në letër me skuadrën nga Andorra, Sant Julia. Tirana është me trajner të ri. Braziliani Ze Maria është shfaqur tepër kërkues këto ditë me lojtarët, duke zhvilluar stërvitje me intensitet të lartë.
Ai ka eksperimentuar shumë me formacionin dhe rreshtimin, ku natyrisht pjesa më e madhe janë lojtarët titullarë të zakonshëm te bardheblutë. Mungesat për sfidën e parë në fushën e Maccabi Tel Aviv janë Muça dhe Moise. Në shtëpi do të luajë përballjet e para Partizani dhe Skënderbeu.
Tv Klan