Google dënohet me 2.4 miliardë Euro gjobë nga Komisioni Europian
Google është dënuar me një gjobë prej 2.4 miliardë Euro nga Komisioni Evropian për shkak të shkeljes së konkurrencës në lidhje me promovimin e produkteve të saj në internet.
Kjo është gjoba më e madhe e vendosur deri më sot ndaj një kompanie të akuzuar për “shtrembërim” të tregut. Sipas vendimit të Komisionit Evropian, Google urdhërohet gjithashtu për t’i dhënë fund praktikave anti-konkurruese brenda 90 ditëve ose do të përballet me një tjetër dënim, raporton BBC.
Kompania amerikane nuk ka reaguar deri tani, por mund të vendosë edhe që të apelojë dënimin.
/tvklan.al