Rezultati i zgjedhjeve/ Monika Kryemadhi: Strategji kërcënimesh kriminale nga policia
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit.
Në një status në Facebook, Kryemadhi falenderon votuesit e LSI që i bënë ballë kërcënimeve kriminale. Nënkryetarja e LSI akuzon edhe Policinë e Shtetit.“Miq, ju nuk jeni votues për mua por HERONJ, sepse përballuat me vendosmëri dhe qytetari, jo thjesht kundershtarë politikë, por një strategji terrori dhe kërcenimesh kriminale të dirigjuara nga policia e shtetit. Prandaj për mua dhe LSI ju jeni misionarë të demokracisë, të së ardhmes dhe të fëmijëve tuaj. Ju përqafoj dhe ju jam mirënjohëse pafund”,
shkruan Monika Kryemadhi në Facebook. /tvklan.al