Thaçi uron Vuçiçin për detyrën e re
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar se i ka uruar detyrën e re homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç.
Në një status të publikuar në Facebook, Presidenti Thaçi, tha se përmes një bisede telefonike është pajtuar me Presidentin e Serbisë Vuçiç, për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Për më shumë lexoni shkrimin e plotë të Thaçit: “
Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin e urova për detyrën e re.
Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë.
”