Gara për kreun e Bashkisë / PD përmbys PS në Kavajë
Partia Demokratike ka kaluar në avantazh ndaj Partisë Socialiste në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Kavajës.
Kur janë numëruar 70 nga 84 kutitë e votimit, Isa Sakja i PD kryeson me 9339 vota, i ndjekur nga Dorjan Murati i PS me 9334 vota. Ndërsa Maksim Kona kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka marrë 1 761 vota.
Deri në këto momente 589 fletë votimi kanë rezultuar të pavlefshme.
Kavaja votoi të dielën për zgjedhjen e kryebashkiakut pas shkarkimit të Elvis Rroshit.
PS – Dorjan Murati 9339 vota
PD – Isa Sakja PD 9334 vota
LSI – Makisim Kona 1 761 vota
/tvklan.al