15:53 22/05/2014Tinguj të traditës së veriut përbëjnë recitalin e Lek Pecnikaj. Në këtë rikthim pas pesë vitesh tropojani do të sjellë në një mbrëmje të vetme një repertor të pakënduar më parë nga ai.I njohur edhe si koleksionist i kostumeve të traditës popullore, recitali do të marrë ngjyrat e një spektakli. Për herë të parë ai do të zbulojë për sytë e publikut edhe veshje të disa trevave të vendit.Recitali me emrin “Rritet lulja përmbi gur” një prej këngëve me njohura veriore, do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas të dielën e 25 Majit.TV KLAN