Loja shkon keq, gruaja shtatzënë vret të dashurin me pistoletë
Një grua shtatzënë është arrestuar, pasi ka qëlluar me armë zjarri të dashurin e saj. Çifti kishte menduar të bënte një lojë me një libër duke e përdorur atë si antiplumb, por mesa duket gjithçka ka shkuar gabim.
Monalisa Perez, 19- vjeç, i tha policisë se i dashuri Pedro Ruiz III donte të bënte një video për ta hedhur YouTube. Ruiz vendosi një libër mbi gjoksin e tij dhe Perez e qëlloi atë me një pistoletë, duke menduar se plumbi nuk do depërtonte në trupin e tij, por në të vërtetë nuk rezultoi ashtu. Ai vdiq nga një plagë me armë zjarri në gjoks. Incidenti ndodhi para vajzës së tyre trevjeçare. Vetëm disa orë para ngjarjes, Perez ka postuar një status në Twitter kur shkruante "Unë dhe Pedro do xhirojmë një nga videot më të rrezikshme". Por, kjo rezultoi fatale për të riun. Çifti ishte së bashku prej pesë vitesh./tvklan.al