Portugalia jashtë Kupës së Konfederatave
Portugalia largohet në gjysmëfinale nga gara për trofeun e Kupës së Konfederatave.
Ronaldo dhe ekipi i tij u eliminuan nga Kili, pas ekzekutimit të 11-metërshave. E luajtur në Kazan, ndeshja ishte shumë e luftuar dhe asnjëra prej këtyre skuadrave nuk dëshironte të shkonte në shtesa. Portugezët humbën shumë raste, ndërsa Kili ushtroi presion të vazhdueshëm. Koha e rregullt dhe shtesa 30-minutëshe përfunduan me rrjeta të paprekura.
Heroi i 11-metërshave ishte portieri Claudio Bravo. Gardiani i Manchester City, priti 3 herë goditjet nga Quaresma, Moutinho dhe Nani, ndërsa Kili shënoi në të tre rastet duke shkuar në finalen e kësaj kupe.
Cristiano Ronaldo nuk do të ketë as këtë vit në palmaresin e tij këtë trofe, gjithsesi skuadra fituese e europianit, Portugalia do të ketë mundësi sërish në Rusi të garojë për kupën e botës.
Tv Klan