Mbytet në liqen një burrë


Mbytet në liqen një burrë

16:50 29/06/2017

Një burrë ka gjetur vdekjen këtë të enjte, pasi u mbyt në liqen. Bëhet fjalë për një 60 – vjeçar me iniciale L.L, i cili u gjet i mbytur në fshatin Hudënisht të Pogradecit.

Sipas autoriteteve, nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime të tjera. Për këtë arsye, dyshohet se 60 – vjeçari mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale, gjatë kohës që lahej në liqen.

Megjithatë do të jetë grupi hetimor që pritet të zbardhë këtë ngjarje./tvklan.al






Të ngjashme