Drogë e tritol në banesën e braktisur, në kërkim 4 vëllezër
170 kilogramë kanabis dhe 46 kallëpe tritol është sekuestruar në një operacion të zhvilluar nga policia e Pukës, ndërsa në kërkim janë shpallur 4 persona.
Lënda narkotike sëbashku me atë eksplozive u gjetën në një banesë të braktisur në lagjen Bibaj të fshatit Dom, në pronësi të vëllezërve P. K, Gj. K, P. K, P. K, të cilët nuk banojnë më në këtë shtëpi, e as në këtë fshat.
Kanabisi, në formën e boçes, u gjet i futur në 11 thasë dhe në një fuçi plastike, ndërsa 46 kallëpet e tritolit, 800 gramë secili me peshë totale rreth 37 kilogramë, ishin futur në dy thasë.
Autoritetet kanë shpallur në kërkim të katër vëllezërit, si pronarë të ligjshëm të banesës./tvklan.al