Saul-Atletico, rinovim deri në 2026


Saul-Atletico, rinovim deri në 2026

18:51 01/07/2017

Saul Niguez firmosi një kontratë të re me Atletico Madrid deri në 2026. Një rinovim rekord për mesfushorin, i cili shkëlqeu me Spanjën U21 në Europian.

Saul mbërriti te Atletico në 2007 nga rivalët e Real Madrid , ndërsa debutoi me ekipin e parë në 2012 kur nuk i kishte mbushur ende 18 vjeç. Klauzola e futbollisiti shkon në 150 milionë euro. Atletico Madrid është një ekip që beson shumë te lojtarët e rinj.

Një tjetër rinovim, por te Paris Saint Germain. Marquinhos do të qëndrojë te skuadra franceze deri në 2022. Zyrtarizimi u bë paraditen e së shtunës. Braziliani është një lojtar rëmdësishëm i Paris Saint Germain, ekip me të cilin ka fituar çdo trofe të mundshëm në Francë. Marquinhos është pjesë e parizienëve prej vitit 2013.

/Tv Klan






Të ngjashme