Presidenti Thaçi takohet me zyrtarin amerikan Hoyt Brian Yee


Presidenti Thaçi takohet me zyrtarin amerikan Hoyt Brian Yee

08:41 02/07/2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua dje me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe auroaziatike, Hoyt Brian Yee, gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare, Forumi i Dubrovnikut.

Siç informon presidenca e Kosovës, është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, për procesin e krijimit të institucioneve, transformimin e FSK-së, dialogun me Serbinë dhe për marrëdhëniet bileterale ndërmjet dy shteteve.

Thaçi theksoi se zgjedhjet e qershorit në Kosovë ishin të lira, korrekte dhe demokratike, duke përmbushur standardet e larta demokratike.

“Me të njëjtat standarde, pa humbur kohë, duhet të krijohen institucionet e reja të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Hashim Thaçi dhe Hoyt Brian Yee kanë biseduar edhe për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.






Të ngjashme