Emri/ Arrestohet polici, tentoi të fuste heroinë në burg
Një punonjës policie është arrestuar në Sarandë pasi tentoi të fuste drogë në burgun e këtij qyteti.
Ai është Besmir Duka 30 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke tentuar të fusë nga dritarja e një dhome 0.9 gramë heroinë.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:40 në ambientet e burgut të Sarandës.
Polici Besmir Duka akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.
/tvklan.al