Trafikantja fsheh kokainën në qeset e silikonit brenda gjoksit
Trafikantët e drogës vazhdimisht gjejnë metoda të reja për të trafikuar lëndë narkotike. Mënyra më e re që po përdoret është duke fshehur drogën në gjoksin e femrave. Rasti konkret ka ndodhur në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
Një udhëtare 24-vjeçare nga Kolumbia ju nënshtrua kontrollit rutinë nga agjentët doganorë. 24-vjeçarja filloi të ankohej dhe të mbante gjoksin me dorë për shkak të dhimbjes.
Policët dyshuan kur panë se ajo kishte plagë në kraharor nga një operacion i bërë së fundmi. 24-vjeçarja u detyrua të rrëfehet se ajo kishte bërë operacion plastik në gjoks duke fshehur disa qese me kokainë.
24-vjeçarja kishte vendosur në gjoks dy qese silikoni me 500 gr kokainë, me vlerë rreth 500 mijë Dollarë.
“Ky është rasti i parë në Gjermani kur drogërat trafikohen në këtë mënyrë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i doganës.
Ai shtoi gjithashtu se cilësia e dobët e ndërhyrjes kirurgjikale në gjoks tregon indiferentizmin ndaj jetës njerëzore dhe kushtet kërcënuese për jetën e transportuesve të drogës. /
tvklan.al