10:25 23/05/2014Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm nga banorët e zonës në fshatin Katund i Ri në Elbasan.Viktima është identifikuar si Baftjar Stafa, 65-vjeç.Nga të dhënat paraprake të policisë, dyshohet se shkaqet e vdekjes kanë qene aksidentale.Nuk përjashtohet mundësia që 65-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur e t’i ketë rrëshkitur këmba në kanal.Ekspertiza mjeko – ligjore pritet të zbardhë shkakun e vërtetë të vdekjes.