18 të vdekur nga shpërthimi në flakë i autobusit
"30 pasagjerë janë dërguar në spitale, disa me plagë të rënda. Të tjerët besohet se kanë vdekur në autobus".
Sipas zëdhënëses së policisë, Irene Brandenstein në autobus ndodheshin 2 shoferë dhe 46 persona. Mediat gjermane shfaqen pamjet e mjetit, i tëri i shkrumbuar. Helikopterë dhe ambulanca të shumta shkuan në vendin e ngjarjes për t'i ardhur në ndihmë të lënduarve, ndërsa autostrada A9 u mbyll në të dyja anët për shkak të këtij aksidenti. Brendenstein tha se autobusi kishte goditur kamionit, ndërkohë që ndodheshin në trafik. /tvklan.al