“Jemi gati për luftë”


“Jemi gati për luftë”

14:12 03/07/2017

Katari është gati për luftë. Doha u është përgjigjur kështu shteteve arabe që i kanë vendosur bllokadë, duke u bërë të qartë se nuk janë një “kafshatë e leftë” për t’u kapërdirë.

Katari nuk është një shtet i lehtë për tu gëlltitur nga dikush. Ne jemi gati. Jemi gati të mbrojmë vendin tonë

”, tha Ministri i Punëve të Brendshme të Katarit, Khalid Al Attiyah gjatë një interviste për “

Sky News

”.

Megjithatë, ministri tha se shpresonte “

që ne nuk do të mbërrijmë në fazën që të kemi ndërhyrje ushtarake

”.

Me 5 qershor 2017, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti vendosën bllokadë totale kundër Katarit, pas akuzave se mbështet grupet terroriste.

Më pas ata i dorëzuan një listë me 13 kërkesa për t’i dhënë fund bllokadës, ku përfshihej edhe mbyllja e rrjetit televiziv Al-Jazeera dhe mos lejimi i bazës ushtarake turke në vend.

Katari ka refuzuar dhe ultimatumi parashikohej të skadonte mbrëmjen e të dielës kur, me ndërhyrjen e Kuvajtit u shty për 48 orë në mënyrë që t’i jepet një mundësi diplomacisë. /tvklan.al





Të ngjashme