11:16 23/05/2014Një 38 – vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm i mbytur në ujërat e lumit Osum.Viktima është identifikuar si Luftar Hysaj.Kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë bërë denoncimin në polici. Hysaj kishte dalë për të peshkuar mëngjesin e së enjtes e nuk ishte kthyer më në shtëpi.Trupi i pajetë është gjetur ditën e sotme pas kërkimeve të shumta nga policia.tvklan.al