Përplaset me shtyllën, vdes drejtuesi i motorit

Foto Ilustruese

Përplaset me shtyllën, vdes drejtuesi i motorit

14:52 03/07/2017

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 02:05, në Himarë.

39 – vjeçari i identifikuar si Klajdi Shehu  me banim në Tiranë ka humbur kontrollin e motorit, një “Hamer” me targë TR 440 H, duke u përplasur me shtyllën anësore të rrugës.

Ai është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Aktualisht sqarohet në njoftim, po kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin./tvklan.al






Të ngjashme