
SHBA në rrezik? Koreja e Veriut teston raketën e parë interkontinentale
Koreja e Veriut thotë se ka testuar me sukses raketën e saj të parë me rreze të gjatë veprimi, të njohur ndryshe edhe si interkontinentale.
Pretendimet koreanoveriore janë publikuar si lajm i minutës së fundit nga të gjitha agjencitë dhe organizatat mediatike më të mëdha në botë, përfshirë “AP”, “AFP”, “CNN”, “BBC”, etj. Më herët, SHBA-ja tha se Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë në drejtim të Japonisë. Kjo është hera e Parë që Koreja e Veriut pretendon se ka testuar me sukses një raketë balistike interkontinentale, e cila potencialisht mund të ketë mundësi të arrijë deri në tokën amerikane. Koreja e Veriut sëfundmi ka rritur shpeshtësinë e testeve të saj bërthamore dhe raketore, duke shkaktuar rritjen e tensioneve ndërkombëtare. Presidenti Amerikan Donald Trump tha fundjavën e kaluar se Amerikës i ishte sosur durimi me shtetin komunist. Sipas Televizionit shtetëror Korean (KCTV) raketa arriti lartësinë maksimale të 2 802 kilometrave. Raketa fluturoi në ujërat në lindje të Gadishullit Korean e madje mund të ketë rënë në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Japonisë, e cila zgjatet 200 milje larg brigjeve japoneze. Sipas ushtrisë koreanojugore, raketa u lëshua nga Panghyon dhe fluturoi për më shumë se 930 kilometër, çka përbën testin më të suksesshëm të historinë e Koresë së Veriut. [caption id="attachment_293889" align="aligncenter" width="775"]