4 të arrestuar në aeroportin e Rinasit


4 të arrestuar në aeroportin e Rinasit

11:39 04/07/2017

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë në aeroportin e Rinasit, në 12 orët e fundit. Ndalimi i tyre është bërë pasi u kapën me karta identiteti të falsifikuara.

Burime zyrtare sqarojnë se në pranga ka përfunduar

Edmond Z

. 29 – vjeç banues në Tiranë, pasi iu gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.

Beqir GJ.,

18 – vjeç banues në Tiranë, pasi iu gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.

Xhemil C.

, 20 – vjeç, banues në Durrës, pasi iu gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.

Si dhe

Redon Ç

., 30 – vjeç, banues në Lushnjë, të cilit gjithashtu iu gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar./tvklan.al






Të ngjashme