Fëmija 5-vjeçar bie në pusetë
Një fëmijë 5-vjeçar është rrëzuar në një pusetë në anë të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Peti” tek zona e liqenit të thatë në Tiranë.
Dëshmitarët nga terreni thonë se në vendngjarje shkuan forcat e zjarrfikëses dhe të ambulancës. U desh rreth 1 orë që fëmija të nxirrej nga puseta.
I mituri pësoi lëndime dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor, por ndodhet jashtë rrezikut.
/tvklan.al